Maces i hiqet syri, e shpëtuan nga vdekja NULL NULL 02.11.2015 08:46 02.11.2015 08:46 Një mace u shpëtua nga pragu i vdekjes, dhe tani ka një shtëpi të re. Një grua e quajtur Miauhaupl (në Instagram) e zbuloi një mace të dobët dhe në gjendje shumë të keqe në rrugët e Polonisë. Miauhaupl, shkroi në boredpanda.com “Ne i duam kafshët shumë, thjesht nuk mund ta lë këtë mace në gjendje të tillë pa asnjë ndihmë”, transmeton Klan Kosova. Njëri sy i maces ishte i dëmtuar rëndë dhe ishte e nevojshme të hiqet me ndërhyrje kirurgjike. Megjithatë macja ishte aq e dobët dhe e kequshqyer saqë duhej të ngopej mirë gjatë disa ditëve para se të hynte në operacion. Përfundimisht veterinari ishte i sigurt për të hequr syrin e dëmtuar të maces, për t’i shpëtuar jetën asaj.