QKUK-ja bëhet me laborator të ri të Patologjisë (VIDEO) NULL NULL 18.11.2021 13:17 18.11.2021 13:17 Instituti i Patologjisë të Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar këtë të enjte është bërë me hapësirë të re të laboratorit të patologjisë pas rinovimit të këtyre hapësirave, ndaj për këtë investim u bë edhe përurimi i këtij reparti. Investim ky i përbashkët midis SHSKUK-së dhe donatorëve sikurse që është Care for Kosova Kids në bashkëpunim me Ambasadën e Holandës, njofton Klan Kosova. Me krijimin e këtyre kushteve sipas profesionistëve të patologjisë, tashmë kushtet e punës janë shumë më të përshtatshme dhe sipas standardëve, madje kjo do të ndikojë edhe në zvogëlimin e kohës sa i përket dhënies së rezultateve për pacientët që kanë nevojë për të bërë biopsi të patologjive të ndryshme.