Rita Ora kostumin e saj shqiptar ia dhuron Muzeut Etnografik të Tiranës NULL NULL 14.11.2021 15:05 14.11.2021 15:05 Kryetari i Bashkisë së Tiranës. Erion Velijaj, ka bërë të ditur se këngëtarja e famshme kosovare Rita Ora i ka dhuruar kostumin e saj shqiptar Muzeut Etnografik të Tiranës. Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se është takuar edhe me familjen e këngëtares, nënën, babanë dhe motrën e saj. “Faleminderit Besnik Sahatçiu, Vera Ora dhe Elena Ora për ndihmën e vyer ndaj komunitetit të mësuesve në Londër, duke e kthyer “Queens Arms” në një qendër komunitare!” “Faleminderit nga zemra Rita Ora, që i dhurove Bashkisë së Tiranës kostumin tënd shqiptar, për ta filluar Muzeun Etnografik të Tiranës me një BANG!”, ka shkruar Velijaj.