Marlboro prodhon cigare me marihuanë NULL NULL 31.10.2015 18:00 31.10.2015 18:00 Kompania e njohur “Philip Morris” ka filluar shitjen e duhanit “Marlboro me marihuanë”. “Phillip Morris”, njëri prej prodhuesve më të mëdhenj të duhanit në botë, ka bërë të ditur se do të fillojë shitjen e duhanit me marihuanë me pakon “Marlboro M”. “Marlboro M” do të shitet nëpër dyqanet e licencuara të marihuanës në shtetet e Colorados dhe Washington-it, raporton “daily-buzz-live”. Një pako “Marlboro M” do të kushtojë 89 dollarë dhe konsumuesit duhet të jenë mbi moshën 21-vjeçare. Një gjë të tillë ende nuk është konfirmuar nga kompania “Phillip Morris”, por mediet amerikane kanë raportuar se shitja e cigareve me marihuanë do të jetë e mundur në Colorado dhe Washington, dy shtetet të cilat kanë legalizuar marihuanën ndërsa pritet që këto shtete të ndryshojnë historinë e industrisë së cigareve në Amerikë./mapo.al