United dhe Arsenal luajnë për vendin e tretë NULL NULL 17.05.2015 11:03 17.05.2015 11:03 Manchester United do të ketë rastin që sot të kompletojë fitoren e dytë kundër Arsenalit në këtë edicion. Skuadra e Van Gaal pati fituar me rezultat 2:1 në Emirates Stadium në nëntor të vitit të shkuar. United i duhet vetëm një pikë që të sigurojë një vend në Champions League, ndërsa Arsenali do të provojë që të këndellet pasi humbi nga Swansea, humbje kjo që vie pas tre muajve qëndrimi të pamposhtur. Skuadra e van Gaal do të përballet me mungesa Ronney e Shaw janë të lënduar, ndërsa në dyshime janë Di Maria dhe van Persie. Për Arsenalin nuk do të mund të paraqitet Danny Welbeck, kurse edhe Flamini nuk do të jetë i gatshëm. Rooney ka 11 gola të shënuar kundër Gunners ne Premie League. Ai ka më shumë gola vetëm kundër Aston Villas 13 sosh dhe 12 kundër New Castle. Kurse Arsenali me fitore mund të bëhet skuadra e katërt në histori që mposht Manchester United në Old Trafford në një sezonë. Këtë më parë e ka bërë Chelsea në vitin 2004-05, Tottenham 1989/90 dhe Aston Villa më 1919/20. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.