Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

ShSKUK: 44 pacientë po trajtohen për COVID-19

NULL NULL
11.11.2021 11:23
Foto ilustruese: ShSKUK

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) bën të ditur janë duke u trajtuar 44 pacientë për COVID-19.

Në njoftimin e tyre thuhet se 12 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19, 32 të tjerë janë post-covid, ndërsa me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, si dhe në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive është një pacient.

Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid,  sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 4 pacientë;

Klinika e Pulmologjisë, 28 pacientë post-covid-19;

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient;

Spitali i Prizrenit, 1 pacientë;

Spital i Pejës, 4  pacientë;

Spitali i Gjakovës, 4 pacientë;

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme