SHBA-të do të bllokojnë vizat për politikanët e inkriminuar NULL NULL 17.05.2015 10:57 17.05.2015 10:57 SHBA do të nisë bllokimin ndërkombëtar për zyrtarët shqiptarë të skeduar si të përfshirë në afera korruptive apo trafiqe të ndryshme. Çdo politikani shqiptar që gjendet në listën e “zezë” të SHBA-ve do t’i refuzohet viza për në Amerikë. Pas thirrjeve të ambasadorit Lu për pastrimin e politikës nga politikanët me dosje kriminale dhe neglizhencës së politikës shqiptare, SHBA-të kanë marrë vendimin e bllokadës ndaj tyre duke mos i lejuar të shkelin në Amerikë. Lista e SHBA-ve me politikanët shqiptarë të inkriminuar është e gjatë, por që nuk bëhet publik asnjë emër. Nga SHBA-të janë skeduar emrat e tyre, dhe ka një dosje për një pjesë të këtyre politikanëve, megjithëse nuk janë dënuar. Ndërkombëtarët kanë bërë disa herë thirrje që politika shqiptare të pastrohet nga të inkriminuarit por ende nuk ka pasur një reagim të përshtatshëm ndaj kërkesave të tyre, kështu që faktori ndërkombëtar ka nisur kufizimin e tyre. / klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.