12 persona rezultojnë pozitivë me variantin DELTA PLUS në Kosovë (VIDEO) NULL NULL 10.11.2021 18:09 10.11.2021 18:09 Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës gjatë ditës së sotme ka pranuar rezultatet e mostrave të dërguara për sekuencionim përmes projektit ECDC në Eurofin Genomics, Gjermani. Nga 70 mostra, të dërguara në laboratorët e Gjermanisë, sekuencionimi është bërë në 59 raste, prej të cilave në 12 raste është detektuar varianti Delta Plus (AY.4-like) dhe në 47 të tjera është detektuar varianti Delta (79,66%). Aktualisht në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar katër pacientë, njëri prej tyre në mjekim intensiv. Ndërkaq në gjithë klinikat dhe spitalet e Kosovës trajtim janë duke marrë 12 pacientë me COVID dhe 30 post-COVID. https://www.facebook.com/KlanKosovaOfficial1/videos/1551286678546338