Kosova e humb miqësoren kundër Jordanisë NULL NULL 10.11.2021 18:00 10.11.2021 18:00 Primoz Gliha nuk e kalon testin e parë të tij në krye të kombëtares së Kosovës në futboll. Kosova e humbi miqësoren që e zhvilloi në “Fadil Vokrri” kundër Jordanisë me rezultat 0:2. Mysafirët kaluan në epërsi me golin e Baha Faisal në minutën e 18-të me një goditje nga distanca pas prekjes së topit nga Betim Fazliji. Kështu portieri Aro Muriq e pati të pamundur të reagojë. E goli i dytë erdhi pesë minuta para fundit të ndeshjes. Në minutën e 85-të Dardour përfitoi nga një gabim i Vojvodës i cili nuk e largoi si duhet topin në zonën e 16 metërshit. “Dardanët” të dielen luajnë ndeshjen e fundit në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Qatar 2022” kundër Greqisë. 19:40 – Jordania e ka shënuar golin e dytë në miqësoren kundër Kosovës. Në minutën e 85-të Dardour përfitoi nga një gabim i Vojvodës i cili nuk e largoi si duhet topin në zonën e 16 metërshit. 19:00 – Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes miqësore Kosova – Jordania që po zhvillohet në stadiumin “fadil Vokrri” në Prishtinë. Jordania është në epërsi minimale ndaj Kosovës, me golin e Baha Faisal që e realizoi në minutën e 18-të. 18:45 – Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes miqësore Kosova – Jordania. Mysafirët realizuan të parët në “Fadil Vokrri” duke krijuar edhe epërsinë minimale 0:1. Golin e realizoi Baha Faisal në minutën e 18-të me një goditje nga distanca pas prekjes së topit nga Betim Fazliji. 18:18– Jordania është në epërsi kundër Kosovës. Golin e parë e realizoi Baha Faisal në minutën e 18-të me një goditje nga distanca pas prekjes së topit nga Betim Fazliji. Kështu portieri Aro Muriq e pati të pamundur të reagojë. 18:00 – Ka nisur ndeshja miqësore më mes të Kosovës dhe Jordanisë. Kjo ndeshje po zhvillohet në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Pë herë të parë pas një kohe të gjatë në stol nuk është i ulur Bernard Challandes. Sonte “Dardanët” udhëhiqen nga slloveni Primoz Gliha.