Kampioni rikthehet tek fitorja ndaj Philadelphia 76ers (VIDEO) NULL NULL 10.11.2021 09:24 10.11.2021 09:24 Kampioni Milwaukee Bucks është rikthyer tek fitorja pas dy humbjeve rresht. Në duelin e zhvilluar në “Wells Fargo Center”, Bucks triumfuan ndaj Philadelphia 76ers me rezultat 118-109. Philadelphia e nisi mirë çerekun e parë duke e fituar 39-30, por në të dytin Bucks u rikthyen në lojë me 31-19. Në çerekun e tretë, Philadelphia e fitoi prapë 35-30, ndërsa në çerekun e fundit Milwaukee e fituan me 11 pikë epërsi. Më i miri tek Bucks ishte si zakonisht, Giannis Antetokounmpo me 31 pikë, 16 kërcime dhe pesë asistime. Me lojë të mirë u dallua edhe Grayson Allen me 25 pikë, dy kërcime dhe tri asistime. Ndërsa tek Philadelphia më i miri ishte Tyrese Maxey me 31 pikë, pesë kërcime dhe katër asistime. Pas kësaj fitore Milwaukee Bucks renditen në pozitën e nëntë në Konferencën e Lindjes, me pesë fitore dhe gjashtë humbje. /Klankosova.tv/.