Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Curry shënon 50 pikë në fitoren e Golden State Warriors

NULL NULL
09.11.2021 07:45

Golden State Warriors pas një serie prej katër fitoreve rresht, arritën të triumfonin edhe ndaj Atlanta Hawks me rezultat 127-113, teksa shkëlqeu Steph Curry me 50 pikë.

Tek Warriors më i miri ishte si zakonisht Curry, i cili shpërtheu me 50 pikë, shtatë kërcime, 10 asistime dhe tri vjedhje të topave.

Ndërsa tek Hawks, më i miri ishte amerikani Trae Young me 28 pikë, tri kërcime dhe nëntë asistime.

Golden State Warrios pas kësaj fitore gjenden në pozitën e parë me nëntë fitore dhe një humbje./Klankosova.tv./

lajme të ngjashme