Bucks festojnë titullin e NBA 2021 me Presidentin Biden NULL NULL 09.11.2021 07:26 09.11.2021 07:26 Presidenti amerikan, Joe Biden ka pritur në takim kampionin e NBA-së, Milwauek Bucks, në Shtëpin e Bardhë të hënën, teksa vlerësoi lojtarët e ekipit për përpjekjet e tyre për të promovuar vaksinat e koronavirusit, gjithashtu i përgëzoi për titullin e fituar. Bucks ishin kampionët e parë të NBA që vizituan Shtëpinë e Bardhë në gati pesë vjet. Biden kujtoi se Buck mbajtën një qëndrim “për drejtësi dhe paqe”, pas vrasjes së Jacob Blake në Kenosha, Wisconsin, duke i bërë njerëzit të ndërgjegjësohen për atë që po ndodhte. Bucks, të drejtuar nga Giannis Antetokounmpo, patën disa momente emocionale gjatë vizitës së tyre në Shtëpinë e Bardhë. Antetokounmpo, i lindur në Greqi dhe djali i emigrantëve nigerianë, tha pas ceremonisë se u prek kur dëgjoi Biden teksa tregonte historinë e jetës së tij, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv. Ai ishte gjithashtu krenar që presidenti vuri në pah aktivizmin e tij dhe të shokëve të skuadrës. “Jam krenar për shokët e skuadrës që mundëm të qëndronim në dhomat e zhveshjes, të flisnim për këtë, të shprehnim mendimin tonë. Unë munda të mbaj qëndrim për diçka në të cilën besoj”, tha ai.