Travis Scott dhe Live Nation po paditen pas tragjedisë së Astroworld NULL NULL 08.11.2021 08:22 08.11.2021 08:22 Travis Scott dhe Live Nation po dërgohen në gjykatë. Reperi 30 vjeçar dhe kompania e koncerteve po përballen me një paktën një padi tashmë si pasojë e vdekjeve në festivalin e muzikës Astroëorld 2021 të premten mbrëma, raporton Billboard, transmeton Klankosova.tv. Padia u ngrit në Gjykatën e Qarkut të Harris të shtunën nga një pjesëmarrës i plagosur i koncertit, Manuel Souza. Ai e quajti ngjarjen një “tragjedi të parashikueshme dhe të parandalueshme”, duke thënë se ishte rezultat i drejtpërdrejtë i “një motivimi për fitim në kurriz të shëndetit dhe sigurisë së pjesëmarrësve të koncertit” dhe “inkurajimit të dhunës”. “Të pandehurit nuk arritën të planifikonin dhe drejtonin siç duhet koncertin në mënyrë të sigurt”, shkroi avokati i tij, Steve Kherkher. “Në vend të kësaj, ata injoruan me vetëdije rreziqet ekstreme të dëmtimit të pjesëmarrësve të koncertit dhe, në disa raste, inkurajuan dhe nxitën në mënyrë aktive sjellje të rrezikshme”. Rasti është një nga shumë paditë që pritet të ngrihen, pas asaj që ishte një nga fatkeqësitë më vdekjeprurëse të turmës në një ngjarje muzikore në vite.