Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

U hodh në liqen për të shpëtuar nga bletët, 30 vjeçari vdes pasi sulmohet nga piranjat

NULL NULL
05.11.2021 09:33

Një burrë ka vdekur pasi u hodh një një liqen për të shpëtuar nga një tufë bletësh, por u sulmua nga piranjat.

30 vjeçare ishte duke peshkuar me dy shokë në bregun e një liqeni në Brazil, kur ata u vunë në shënjestrën e bletëve, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.

Të tre u hodhën në ujin e mbushur me piranja, por njëri prej tyre nuk mundi të dilte dhe u mbyt.

Zhytësit specialistë gjetën se fytyra e tij, veshët dhe një pjesë e trupit të tij kishin çarje të mbetura nga peshqit vrasës, pasi e gjetën atë rreth 13 metra nga bregu.

Incidenti i tmerrshëm ndodhi të shtunën në një zonë rurale të Brasilandia de Minas, një komunë në shtetin e Minas Gerais në Brazil rreth 600 milje në veri-perëndim të Rio de Janeiro.

Viktima 30 vjeçare, trupi i të cilit u gjet një ditë pasi u zhduk kur u mobilizuan zhytës me pajisje speciale, nuk është emëruar ende.

Njëri nga shokët ishte pronari i tokës ku ndodhi tragjedia.

The lake

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.