Peja dhe Sigal Prishtina ndeshen në klasikën e basketbollit kosovar, përballjen mund ta shikoni direkt në Artmotion NULL NULL nga Arbon Flugaj 04.11.2021 14:00 nga Arbon Flugaj 04.11.2021 14:00 Dita e enjtë do të jetë e mbushur me basketboll në platformën numër një në vend, Artmotion. Dy duele tejet interesante që përballin mes tyre katër prej skuadrave pretendente për inkuadrim në playoff vijnë në ekranët e shikuesëve. Me fillim nga ora 17:00 live dhe ekskluzivisht në Art Sport 2 nën komentimin e Agon Fehmiut vjen klasikja e vjetër e basketbollit kosovar në mes Pejës dhe Sigal Prishtinës e cila luhet në palestrën Karagaq dhe ka rëndësi tejet të madhe për të dyja skuadrat në ndjekjen e objektivave sezonale. Peja me një fitore rikthehet përsëri në pozitën e lideres tabelore dhe arrin qetësinë pas disa problemeve brenda skuadrës së fundmi kurse nga ana tjetër, Sigal Prishtina që momentalisht gjendet e gjashta në renditje me një triumf eventual do të ndodhej në një pozitë më të mirë para ndeshjeve të ardhshme që e presin. Në situateën aktuale në të cilën ndodhen ekipet dhe duke marrë parasysh rivalitetin që kjo ndeshja ka prodhuar ndër vite padyshim që sot favorit nuk ka dhe si kryeqytetasit poashtu edhe pejanët kanë gjasat e tyre për të marrë triumfin e radhës. Peja, 5-shja e mundshme startuese: Erdem, Çallaku, Smith, Mekaj, Lekndreaj Sigal Prishtina, 5-shja e mundshme startuese: Burke, Polloshka, Janjeva, Palokaj, Zeqiri Pas këtij dueli me fillim nga ora 19:00 direkt në kanalet e KSport të cilat janë poashtu pjesë e platformës Artmotion mund ta ndiçni duelin spektakolar mes dy prej top skuadrave dhe favoritëve për kreun e tabelës në këtë edicion, Prizrenit 16 dhe Trepçës.