Erjon Kastrati, MVP i xhiros së dytë në Ligën Unike NULL NULL 01.11.2021 18:55 01.11.2021 18:55 Xhiroja e dytë në Ligën Unike ka dhuruar ndeshje interesante në fundjavë, ku derbi u zhvillua ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Pejës, që përfundoi 93:92, pas dy vazhdimeve. Basketbollisti më i mirë në parket ishte Erjon Kastrati i Yllit me 31 pikë, pesë kërcime, gjashtë asistime dhe tre topa të vjedhur, duke e pasur indeksin e ndeshjes 30. Kastrati është ndër lojtarët më të dalluar në skuadrën therandase, që është kampion i Kosovës, Ligës Unike dhe fitues i Superkupës Mbarëkombëtare, transmeton Klankosova.tv. Teuta e Durrësit mundi Rahovecin 103:123, ku u dallua Cameron Satterwhite me 30 pikë, 9 kërcime, tre asistime dhe tre topa të vjedhur, duke pasur indeksin e ndeshjes 40, një shifër rekord për këtë edicion në Ligën Unike. Te skuadra durrësake u dallua edhe Tyler Peterson me 25 pikë, shtatë kërcime, gjashtë asistime dhe një bllokadë. Courtney Fells ishte edhe një herë i jashtëzakonshëm për Prizrenin 16, në fitoren ndaj Tiranës, duke kontribuar me 31 pikë, 11 kërcime, pesë asistime dhe topa të vjedhur, kurse indeksin e kishte 36. Kamza Basket shënoi fitoren e dytë në këtë edicion, duke mundur Vllazninë e Shkodrës 82:72, ku u dallua Matthew Eldbrigde me 15 pikë, 10 kërcime, dy asistime, dy topa të vjedhur dhe tre bllokada. Top 5: Erjon Kastrati i Golden Eagle Yllit, Cameron Satterwhite i Teutës, Courtney Fells i Prizrenit 16, Matthew Eldbrigde i Kamza Basket dhe Tyler Peterson i Teutës.