Dorëzohen të papunët në Shqipëri NULL NULL 17.05.2015 09:33 17.05.2015 09:33 INSTAT ka publikuar të dhëna rreth papunësisë në Shqipëri për vitin 2014 duke shfaqur të dhëna aspak pozitive. Sipas raportit papunësia vazhdon të rritet por shenja më pesimiste është se të papunët janë dorëzuar dhe nuk vihen fare në kërkim të një pune. Shifra e të papunëve të moshës 15-29 vjeç ka shkuar në 32.5 përqind, ndërsa mosha 30-64 vjeç është në një shkallë prej 13.3 përqind. Raporti i femrave me meshkujt për papunësinë del të jetë i frikshëm për femrat, nga të cilat 48.7 përqind e tyre nuk janë të punësuara por punojnë pa pagesë në bujqësi apo biznese familjare. Edhe numri i të rinjve që “nuk bëjnë asnjë gjë” ëshët rritur. Të rinjtë e moshës 15-24 vjeç që nuk ndjekin ndonjë arsim të caktuar apo janë në marrëdhënie punë kanë një përqindje prej 30.9 përqind është dukshëm më i lartë se vitet e shkuara. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.