Një i vdekur dhe një e plagosur në Kashar NULL NULL 17.05.2015 09:30 17.05.2015 09:30 Një person ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Kodër Kashar dhe gruaja e tij është plagosur. 56-vjeçari L.Xh dhe gruaja e tij N.Xh mendohet se janë goditur me armë zjarri nga shtetasi A.A 39 vjeç. Bashkëshortja e të ndjerit është dërguar në spital ku është jashtë rrezikut për jetën. Policia është vënë në kërkim të autorit të dyshuar ndërkohë që ende nuk dihen motivet e ngjarjes së rëndë. Dyshimet e para në bazë të dëshmive të fqinjëve flasin për hakmarrje pas prishjes së një krushqie. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.