Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

BMW vitin tjetër sjell makinat që vetëparkohen

NULL NULL
01.05.2015 12:20

Kemi parë shpesh nëpër filma se si makinat parkohen vetë duke përdorur kontrollin në distancë. Sa mirë do të ishte sikur makinat e ditëve të sotme të kishin këtë veçori, apo jo? Edhe pse mund të kemi vite si drejtues në timon, kur vjen puna për të parkuar të gjithë shfaqim dobësi dhe me padyshim që nuk është pika jonë më e fortë.

Lajmi i mirë është se nuk do t’ju duhet të prisni më shumë, sepse seritë BMW 7 të vitit 2016 do të kenë këtë veçori. Modelet i3 të BMW-së kanë një veçori të vetë-parkimit, megjithatë, seritë 7 do të jenë të parat që do të mund të parkohen ndërsa drejtuesi qëndron jashtë makinës.

Kjo veçori do të përdorë çelësin e ri me ekran LCD. BMW përdor një bërthamë karbon tek seritë e reja 7 për ta bërë makinën 130 kg më të lehtë se modelet aktuale. Pesha më e vogël çon në performancë më të mirë dhe efikasitet të karburantit. Makina fuqizohet nga një motor 6 cilindërsh dhe përdor teknologjinë TwinPower.

Një veçori tjetër interesante që do të jetë pjesë e serive 7 të BMW-së është kontrolli nëpërmjet gjesteve. Kjo veçori do të lejojë drejtuesin e makinës dhe pasagjerët që të vënë në veprim sistemin iDrive të BMW-ës pa prekur asnjë buton për të ngritur zërin e muzikës, për shembull, apo për të pranuar ose jo thirrjet telefonike.

https://www.youtube.com/watch?v=mFlMcOfO68M

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.