Di Maria: Nuk e kam dhënë më të mirën NULL NULL 17.05.2015 09:14 17.05.2015 09:14 Angel Di Maria ka pranuar se është i zhgënjyer me formën që ka kaluar sezonin e parë te Manchester United. “Nuk jam i kënaqur me vitin tim të parë në Angli, nga Reali kalova që të fitoj trofe, dhe ky sezonë ka qenë shumë i keq për mua.” ka thënë Di Maria. Argjentinasi theu rekordin e transferimit në Angli me 82 milionë euro, kur kaloi nga Real Madrid tek United. Lojtari i United ka thënë që tifozët e skuadrës së tij dhe ata të futbollit anglez nuk e kanë parë ende më të mirën e tij. “Mund të ofroj më shumë se kaq” ka thënë ai. Ndërsa ka theksuar se ëndrra e tij ëshjtë që të fitojë Premier Leaguen dhe Champions Leaguen. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.