Donald Trump Jr. ngacmon Alec Baldwin-in, shet fanella me referencë për incidentin tragjik NULL NULL 25.10.2021 19:33 25.10.2021 19:33 Djali i Donald Trump-it, Donald Trump Jr., e k ngacmuar aktorin Alec Baldwin, pasi ka filluar të shesë fanella me referencë të filmit “Rust”. Gjatë xhirimeve të këtij filmi, aktori Alec Baldwin, kishte shtënë me një revole filmash duke e vrarë aksidentalisht kinematografen, Halyna Hutchins. Baldwin është kritikues i madh i Trump-it, madje edhe imitues i tij në skeçet e Saturday Night Live gjatë periudhës së Trump-it si president. Në fanellë shkruan që “Revolet nuk vrajnë njerëz, Alec Baldwin vret njerëz”.