Shumëkëmbëshi pickon buzën e 21 vjeçares, e bën për spital (FOTO) NULL NULL 25.10.2021 10:03 25.10.2021 10:03 Një grua përfundoi me buzë të fryra pasi një shumëkëmbësh e kafshoi në gojë ndërsa ajo po flinte. Nataly Galdino, 21 vjeçe nga Brazili, duhej të shkonte në spital dhe kaloi dy ditë duke u trajtuar, raporton Mirror, transmeton Klankosova.tv. “Isha duke fjetur dhe në mes të natës, ndjeva se diçka më pickoi buzën e sipërme. Pashë që një gjë ishte ngjitur në batanije, por pasi ishte errësirë gjithçka që bëra ishte ta tërhiqja”, tha ajo. “U ngrita nga shtrati, ndeza dritën, pashë gojën time të prerë dhe shumëkëmbëshin gjigant në shtrat”. Edhe pse helmi i shumëkëmbëshit zakonisht mund të shkaktojë ënjtje dhe dhimbje, ai zakonisht nuk është i rrezikshëm për njerëzit, por Natalie ishte e shqetësuar për shkak të vendndodhjes së pickimit rreth gojës së saj. Ajo tha: “Menjëherë filloi të më fryhej goja dhe vrapova në spital, aty më mjekuan me ilaçe për dhimbje dhe alergji. U ktheva në shtëpi dhe u deshën dy ditë për t’u shfryrë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.