KFOR-i i përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me FSK-në NULL NULL 21.10.2021 17:23 21.10.2021 17:23 Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka pritur sot në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneral major Ferenc Kajári. Fillimisht, Rama i uroi Kajarit detyrën e re si dhe e falënderoi për angazhimin e KFOR-it në funksion të sigurisë së përgjithshme në Kosovë. Gjeneral Rama, më pastaj e njoftoi gjeneral Kajárin, për të arriturat e përgjithshme të FSK-së, duke shtuar se të gjitha kapacitetet operacionale të FSK-së zhvillohen sipas standardeve të NATO-s, në mënyrë që të jenë të ndërveprueshme me forcat e vendeve anëtare dhe partnere të NATO-s. Nga ana e tij, Kajari shprehu vlerësimin e tij për të arriturat e deritashme të FSK-së si dhe theksoi përkushtimin e KFOR-it për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit të deritashëm me FSK-në, me qëllim të ruajtjes së sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon. Të dy gjeneralët shprehën gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit sikur edhe deri më tash, me qëllim të rritjes së ndërveprueshmërisë dhe gatishmërisë për ballafaqim me sfidat e përbashkëta. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 06/07/2025
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 06/07/2025
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025