Netflix zbulon se sa milionë njerëz e shikuan “Squid Game” NULL NULL 19.10.2021 23:38 19.10.2021 23:38 Seriali Squid Game i Netflix është bërë një hit i madh. Ky shërbim transmetimi zbuloi numrin e përgjithshëm të familjeve që e panë serinë e Koresë së Jugut, dramën e mbijetesës, dhe numri është ai që ata e kanë përshkruar si “tronditës”. Sipas Netflix, “142 milionë familje anëtare kanë zgjedhur ta shikojnë në katër javët e para të transmetimit. Gjerësia e popullaritetit të Squid Game është me të vërtetë e mahnitshme”, thanë nga kompania në një letër drejtuar investitorëve. Seriali debutoi më 17 shtator në Netflix, dhe është renditur si shfaqja numër një në 94 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.