Kim Kardashian blen shtëpinë e familjes së saj nga Kanye West (FOTO) NULL NULL 19.10.2021 08:26 19.10.2021 08:26 Raportohet se Kim Kardashian e ka blerë shtëpinë familjare nga Kanye West. People shkruan se Kim bleu shtëpinë e ish-çiftit me të gjitha ‘mobiljet, pajisjet, koleksionet e tjera, argjendin dhe artin aktualisht të vendosura në rezidencën në fjalë’, transmeton Klankosova.tv. Kim pagoi 23 milionë dollarë për Kanye. 20 milionë dollarë mbulojnë koston e vetë pronës, e cila përputhet me shumën që ata paguan për shtëpinë. Tre milionë dollarët e tjerë mbulojnë përmbajtjen e shtëpisë. Në vitin 2018, Kris Jenner shkroi në Twitter në përgjigje të një raporti në media për shtëpinë që kushtonte 20 milionë dollarë. Ajo tha në atë kohë: “Shtëpia e tyre kushton 60 milionë dollarë”.