Selakoviq e quan Thaçin kasap të Ballkanit, i thotë Osmanit se Vuçiqi është presidenti yt NULL NULL 15.10.2021 19:00 15.10.2021 19:00 Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq, në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB i është drejtuar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, se kur ajo e përmend emrin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duhet të ngrihet në këmbë, pasi që sipas Selakoviq, Vuçiq është edhe president i Osmanit. “Zonja Osmani duhet të qëndroni në këmbë kur të përmendi Aleksandar Vuçiq sepse është edhe presidenti i juaj dhe duhet t’i kushtoni respekt”, është shprehur Selakoviq, njofton Klankosova.tv Tutje, ai lëshoi akuza të rënda në drejtim të krerëve të UÇK-së, duke e cilësuar ish presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin si kasap të Ballkanit.. “Ndërsa sa i përket kasapit të Ballkanit, Hashim Thaçit, Kadri Veselit e të tjerëve të cilët kanë kidnapuar qytetarë të pafajshëm dhe kanë tregtuar me organe njerëzore janë në burg dhe po përballën me gjyqin”, ka thënë ai, njofton Klankosova.tv. Më tej, ai tha se në bazë të një raporti të dhënë në Këshill të Sigurimit të OKB-së, nga sekretari i përgjithshëm në misionin e UNMIK-ut, statusi i grave të dhunuar nuk është 20 mijë por vetëm 920 raste. “Duhet të ndaloni të gënjeni për 20 mijë raste të dhunës gjatë luftës sepse bazuar në raportin e dhënë këtu tek Këshilli i Sigurimit të OKB-së, nga sekretari i përgjithshëm në misionin e UNMIK i prezantuar më 5 prill 2021, statusi i grave të dhunuar është konfirmuar jo tek 20 mijë gra por 920 raste”, ka thënë Selakoviq në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandidati i parë shqiptar për kryetar të Cyrihut, Avdili: Shenjë e zhvillimit të komunitetit tonë në Zvicër 02/07/2025
Kosova "Fitore Pacolli postime të rreme", Demaku: Shqetësuese se si një deputete me lehtësi flet për mashtrim (VIDEO) 02/07/2025