Superkupa Mbarëkombëtare për meshkujve nis të shtunën NULL NULL 15.10.2021 16:08 15.10.2021 16:08 Pas konkurrencës së femrave, superkupa mbarëkombëtare, do të zhvillohet për herë të parë edhe për meshkuj. Edicioni i parë do të organizohët ne dy qytete shqiptare, Durrës dhe Shkodër. Fillimisht do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale më 16 Tetor, kurse finalja më 17 Tetor në ora 19:00 në Shkodër. Takim i parë do të jetë mes Teutës së Durrësit dhe Golden Eagle Yllit. Skuadra nga Durrësi fitoi titullin dhe Kupën në Shqipëri, edicionin e kaluar, kurse Ylli është kampion i Ligës Unike dhe Kosovës. Teksa ndeshje tjetër do të jetë mes Vllaznisë nga Shkodra dhe Sigal Prishtinës. Superkupa mbarëkombëtare po zhvillohet në pragë të sezonit të ri të Ligës Unike mes Kosovës dhe Shqipërisë, që sivjet do ta ketë risin edhe garën në konkurecën e femrave. Të enjtën skuadra e Penzës nga Peja e fitoi trofeun e superkupës për femra. Ndeshjet e Superkupës mund ti ndiqni në kanalet sportive të Artmotion *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.