Kurti gjatë fushatës në Deçan, VV: Orges Tafilaj do ta ketë mbështetjen edhe nga niveli qendror NULL NULL 14.10.2021 13:00 14.10.2021 13:00 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar Deçanin ku është takuar me qytetarë të cilët janë në mbështetje të kandidatit për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, Orges Tafilaj. Në njoftimin e LVV-së thuhet se ata do të mbështesin Tafilajn për të zhvilluar Deçanin. “Me profesionistët dhe rininë e talentuar, resurset natyrore që shtrojnë mundësi për zhvillimin e turizmit dhe bujqësisë, Deçani me Kryetar Orges Tafilajn do të mbështetet edhe nga niveli qendror për ta mbërri zhvillimin që i takon. Me datë 17 tetor votohet ndryshimi në Deçan. Votohet numri 144 për Bashkë qeverisje!”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 14 orë më parë