Gjyqtarit të “America’s Got Talent” i ra të fikët duke marrë kafe, flet për gjendjen e tij NULL NULL 14.10.2021 08:27 14.10.2021 08:27 Howie Mandel u dërgua me urgjencë në spital pasi i ra të fikët ndërsa ishte në Starbucks të mërkurën. Gjyqtari “America’s Got Talent”, ishte duke marrë kafe me gruan e tij Terry dhe miqtë kur papritmas ra brenda lokalit, duke i shtyrë njerëzit të thërrasin një ndihmën e shpejtë. Të mërkurën në mbrëmje, Mandel foli rreth gjendjes së tij përmes Twitter-it, duke siguruar fansat se ishte mirë, por i ra të fikët pasi ishte dehidruar dhe niveli i sheqerit në gjak ishte i ulët. Ai shkroi: “Jam në shtëpi dhe po ndihem mirë. Isha dehidruar dhe kisha nivel të ulët të sheqerit në gjak. Vlerësoj mjekët dhe infermierët e mëdhenj që u kujdesën aq mirë për mua. Faleminderit të gjithëve që më ndihmuan, por unë jam mirë”.