Dua Lipa thyen edhe një rekord tjetër NULL NULL 12.10.2021 00:15 12.10.2021 00:15 Këngëtarja nga Prishtina, me famë botërore, Dua Lipa ka thyer rekordin e radhës. Ajo është shpallur artistja e parë femër që ka pesë këngë me mbi 1 miliard klikime në shërbimin e transmetimit muzikor Spotify. Këtë e ka bërë të ditur faqja e klasifikimeve zyrtare muzikore Chart Data, përmes një njoftimi në twitter. “Dua Lipa, artistja e parë femër me 5 këngë me mbi 1 miliard transmetime Spotify”, thuhet mes tjerash. Pesë këngët e këngëtares së famshme që kanë mbi 1 miliard klikime në Spotify janë: New Rules, One Kiss, IDGAF, Don’t Start Now dhe Levitating.