Çfarë ndodh gjatë diagnostikimit të migrenës? NULL NULL 10.10.2021 23:15 10.10.2021 23:15 Sulmet e shpeshta të migrenës mund të prishin jetën tuaj dhe ta bëjnë të vështirë për ju të punoni, të kaloni kohë me familjen ose të bëni aktivitete të përditshme. Fatmirësisht, diagnostikimi me migrenën mund t’ju japë mjetet për të ndihmuar në zvogëlimin apo edhe eliminimin e sulmeve tuaja të migrenës dhe simptomave të tyre. Diagnostifikimi ndonjëherë mund të ndodhë në një takim të vetëm me mjekun, Healthline, shkruan Klankosova.tv. Nëse mjeku juaj është i shqetësuar se mund të ketë diçka tjetër që shkakton simptomat tuaja, do të keni nevojë për teste të mëtejshme para se të diagnostikohet migrena. Hapat e diagnostikimit të migrenës do të varen nga shëndeti juaj i përgjithshëm dhe historia familjare. Është e domosdoshme që të mblidhni historinë tuaj mjekësore dhe të kryeni disa teste.