Justin Bieber i thotë gruas së tij se dëshiron që ata të bëhen prindër NULL NULL 10.10.2021 22:48 10.10.2021 22:48 Këngëtari i famshëm, Justin Bieber, është gati të formojë familjen e tij. Në një sekuencë të dokumentarit të Justin Bieber: Our Word, të premten 27-vjeçari shihej duke biseduar me gruan e tij, Hailey Baldwin, dhe i thoshte se dëshiron që të kenë një fëmijë së bashku për këtë vit. “Planet e mija për vitin 2021 janë të vazhdojë të ndjek ëndrrat e mia dhe të jem i lumtur. Do të jem i sigurt që së pari ta vë në vend të parë familjen time dhe shpresoj se do të kemi një fëmijë”, i ka thënë Bieber gruas së tij. Kjo bisedë e tyre ndodhi para se ai të fillonte koncertin e tij në natën e Vitit të Ri 2020. Modelja Hailey, ia ktheu përgjigjen duke i thënë se do të shohin se çfarë do të bëjnë rreth kësaj çështje, shkruan People, transmeton Klankosova.tv.