Ish-boksieri Muriqi: Kundërshtari nuk ka vetëbesim, Krasniqi mbron titullin sonte NULL NULL 09.10.2021 23:39 09.10.2021 23:39 Ish-boksieri i famshëm kosovar, Elvir Muriqi, vlerëson se boksieri kosovar, Robin Haxhi Krasniqi sonte do të mbrojë titullin e Kampionit të Botës në versionin WBA/IBO. Muriqi në “Sports Show” në Klan Kosova deklaroi se gjithçka sonte është në favor të Krasniqit. “Edhe kësaj radhe fiton Haxhia, është gjithçka më e lehtë për të dhe gjithçka është në favor të tij. Kundërshtari nuk ka vetëbesim në vete pasi ka humbur vitin e kaluar”. “Haxhia fiton gjithsesi pasi gjithë mbështetjen e ka e po ashtu është i përgatitur edhe psiqikisht edhe fizikisht e edhe emocionalisht”, tha Muriqi, njofton Klankosova.tv. Kujtojmë se Krasniqi për kundërshtar do të ketë gjermanin Dominic Bosel.