Ademi: Programi zhvillimor për Vushtrri / 2021 2025 , në përputhje të plotë me IPA për BP dhe BE NULL NULL 30.09.2021 23:04 30.09.2021 23:04 Kandidati për kryetar të Vushtrrisë nga radhët e AAK-së, Mensut Ademi, ka premtuar program zhvillimor për Vushtrrinë , do të jetë në përputhje të plotë me IPA për BP dhe BE. “Plani prej 9 miliardë Euro pritet të zbatohet në kuadër të Instrumentit të ardhshëm të Ndihmës Para-Anëtarësimit, 2021-2027, i treti deri tani, i njohur me inicialet IPA, Në qendër të tij është mbyllja e hendekut të thellë ekonomik mes BP dhe BE. Me fjalë të tjera arritja e konvergjencës.” shkroi Ademi në një postim në Facebook. Sipas tij Këshilli Evropian parashikon që kjo të arrihet përmes investimeve dhe mbështetjes për ndërlidhje të qëndrueshme mes vendeve të Ballkanit Perëndimorë nga njëra anë, dhe rajonit me Bashkimit Evropian nga ana tjetër, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Koci, Kurtit: Ngulmi me Haxhiun s’është më bindje politike – është kapriçio personale 36 minuta më parë
Kosova Samiti i NATO-s në Tiranë, Hoxhaj: Shans historik që Kosova të anëtarësohet nën udhëheqjen e Trumpit 13 orë më parë
Kosova Ajvazi: Të fundosen me vetëdije qindra biznese prodhuese, a është ky qëllimi i vërtetë? 16 orë më parë