Nesër do të bëhet përurimi i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë NULL NULL 27.09.2021 14:23 27.09.2021 14:23 Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se nesër do të organizohet ceremonia përuruese e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë. Në përurimin e Qendrës Nacionale do të marrin pjesë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, Kryeministri Albin Kurti, Kryetari Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, përfaqësuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe Federatës së Xhudos së Kosovës dhe shumë personalitete e mysafirë tjerë vendorë e ndërkombëtarë. Lokacioni Qendrës Nacionale të Xhudos gjendet në lagjen Tabjet, Pejë, transmeton Klankosova.tv. Agjenda e ceremonisë përuruese. 11:00 – 11:05 Hapja e ngjarjes nga Moderatorja 11:05 – 11:10 Fjalimi i Presidentes 11:10 – 11:15 Dekorimi i Sportisteve nga Presidentja 11:15 – 11:23 Fjalimi i Kryeministrit 11:23 – 11:30 Fjalimi i Kryetarit të FNXH-së, Marius Vizeri 11:30 – 11:35 Fjalimi i Kryetarit te Komunës së Pejës 11:35 -11:40 Fjalimi i Agron Kuka 11:40 – 11:43 Përmbyllje nga Moderatorja 11:43 – 11:50 Prerja e shiritit 11:50 – 12:00 Performancë nga Sportistet e Xhudos brenda Qendrës Nacionale