Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Binjaket që nuk njihen” (VIDEO)

NULL NULL
27.10.2015 10:15

Ciara Murphy nga Irlanda kishte takuar Codelina Roberts nga Britania e Madhe, kur të dyja po studionin në Gjermani.

Dyshja nuk njiheshin me njëra-tjetrën, mirëpo njerëzit u kishin thënë që përngjajnë shumë me njëra-tjetrën, transmeton Klan Kosova.

Pasi u njohën ato kanë postuar një fotografi në Facebook, ku në të duken sikurse janë binjake.

Historia e “binjakeve që nuk njihen” ka ngjallur interes tek disa regjisor që të krijojnë një film rreth mënyrës se si janë takuar.

“Nuk e njihja askënd në Bremen, isha thjeshtë e vetmuar në një vend të panjohur për herën e parë në jetën time. Në fillim isha shumë e frikësuar”.

“Erdha këtë në aeroport tërësisht e vetme me tre çanta të mëdha e pa pasur iden se ku po shkoja”.

“Më pas filloi çdo gjë të bëhej më mirë”.

“Po dilja në mrëmje dhe njerëzit më pyesnin nëse isha këtu me motrën apo binjaken time dhe në fillim nuk e dija se për çfarë po flisnin”.

“Më pas e kuptova që po flisnin për Cordelia”, është shprehur Murphy.

lajme të ngjashme