Pamje nga vendi ku ka ndodhur vrasja e 50-vjeçarit në Gjilan (VIDEO) NULL NULL 12.09.2021 23:33 12.09.2021 23:33 Një 50-vjeçar nga Bujanovci është vrarë mbrëmjen e kësaj të diele në Gjilan. I ndjeri ishte duke pirë kafe derisa ishte qëlluar nga dy persona me armë zjarri, të dyshuarit janë ende në arrati nga policia. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. “Rreth ores 19:45 të datës sotme ka pasur të shtëna me armë zjarri në Gjilan – te parku qytetit në një kafiteri. Personi mashkull i moshës 50 vjeçare dyshohet se është nga Bujanovci ka qenë duke pirë kafe në kafiteri dhe aty kanë ardhur dy persona kanë shtënë me armë zjarri dhe kani ikur në këmbë drejtim të stacionit të autobusave”, tha Hashani. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.