Artistja japoneze krijon skulptura me karton NULL NULL 31.08.2021 14:21 31.08.2021 14:21 Gjatë dekadës së fundit, artistja japoneze, Monami Ohno, ka përdorur karton për të krijuar vepra arti të frymëzuara nga kultura popullore, nga robotët anime deri tek modelet e tankeve dhe avionëve luftarakë. E gjitha filloi kur 29-vjeçarja bëri një “gjë si biçikletë” nga kartoni për një detyrë kolegji dhjetë vjet më parë. “Kur për herë të parë u përpoqa të palosja letrën, t’i ngjisja dhe t’i bashkoja, njerëzit përreth me lavdëruan, duke thënë gjëra të tilla si” Wow, ju mund ta bëni këtë”. Kjo më bëri aq të lumtur sa kam vazhduar ta bëj këtë deri më tani”m ka thënë artistja japoneze, transmeton Klankosova.tv Skulpturat e ndërlikuara të Ohno kanë fituar popullaritet që atëherë, me punën e saj të ekspozuar në galeritë në Japoni dhe jashtë saj. Skulpturat e japonezes janë shitur nga 750 euro në 11 mijw e 500, sipas zyrtarit të saj për shtyp. “Unë bëj gjërat me të cilat do të doja të dekoroja shtëpinë time,” tha ajo në studion e saj të mbushur me krijimet e saj, duke përfshirë një skulpturë Lego Batman të madhësisë së fëmijës. Edhe pse arti i saj është bërë tërësisht nga kuti kartoni të përdorura, Ohno tha se puna e saj nuk ka asnjë mesazh të fshehtë mjedisor. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kuriozitete Ja pse noti në Berlin ka qenë i ndaluar për 100 vjet - pritet të rikthehet në vitin 2026 2 days
Kuriozitete MrBeast dhuron 500 mijë euro, kush është shqiptari që i fitoi 50 mijë prej tyre (VIDEO) 3 weeks