Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

9 mënyra për t’i treguar sa shumë e doni

NULL NULL
23.10.2015 22:15

Gratë janë të pritura që të kërkojnë shumë vëmendje dhe dashuri nga partneri i tyre, duke harruar plotësisht se edhe burrat kanë nevojë për të njëjtën gjë.

Në mënyrë që të ndërtoni lidhje të fortë, me respekt dhe të gjatë ju duhet t’iu tregoni burrave tuaj se sa shumë i doni.

Dhe ka disa mënyra se si mund ta bëni këtë gjë.

Jepini shënime kreative

Lërjani jë letër një xhepin e sakos së tij. Ai do ta gjejë duke shkuar në punë e letra le t’i përmbajë në fjalë ndjenjat tuaja për të. Mos i harroni edhe shakatë në këtë mes, do të ndjehet shumë mirë nëse e bëni të qeshë.

Lëreni të jetë i pavarur

Të jeni në një lidhje romantike nuk nënkupton që të jeni në kontakt 24/7. Jini në rregull me faktin se ai dëshiron t’i ndjekë interesat e tij dhe të dalë me shokët. T’i tregoni se i besoni do të ndikojë që ai ta rrisë vlerësimin për ju.

Inkurajojeni t’i ndjekë ëndrrat

Mbështeteni në iniciativat për tu bërë më i mirë, për të arritur në jetë dhe për t’i bërë gjërat në të cilat ai gjen kënaqësi. Kjo do të ndikojë në forcimin e lidhjes tuaj dhe në forcimin e dashurisë së tij për ty.

Tregojini sa e doni dhe se si ju bën të ndjehet

Mos bini në grackën e të supozuarit se ai e di se si ndjeheni për të. Duke ia bërë burrit tuaj me dije se si ju bën të ndjeheni, do t’ia shtojë vetëbesimin dhe do ta dijë gjithmonë se ju e vlerësoni dhe e dashuroni.

Gatuani për të

Një fjalë thotë  “Rruga për te zemra e një burri është përmes stomakut të tij”. Mos u lodhni kurrë duke i gatuar atij pastat e preferuara apo tortën që e dëshiron. Kjo do ta bëjë të ndjehet special.

Vishni rrobat që i pëlqejnë atij

Të vishni diçka e cila atij i pëlqen shumë, s’do ta bëjë vetëm të ndjehet special, por po ashtu do ta bëjë të ndjehet sikur ai është i vetmi burrë për ty. Besimi i tij dhe dashuria e tij për ju do të rritet edhe më shumë kur ai e sheh se sa shumë jeni përpjekur që t’i pëlqeni.

 

lajme të ngjashme