Funeral fallso për shokun që bëri të dashur NULL NULL 23.10.2015 20:15 23.10.2015 20:15 Kur 20 vjeçari Keiran Cable nga Welsi, kishte filluar një lidhje me 19 vjeçaren Jess Ferguson, ai dalëngadalë u largua nga shoqëria e tij. Pas 18 muajve kur ai nuk iu përgjigjë mesazheve e telefonatave të shokëve të tij, shoqëria vendosi që të bëjnë një funeral fallso për nder të Cable që nuk del asnjëherë me ta. “Keiran ka kaluar 18 muaj shumë të vështirë duke tentuar të dalë me shoqërinë dhe shokët e tij, por fatkeqësisht ai tani është në portat e parajsës”, thuhet në eulogjin për nder të Cable. “Keiran ka disa muaj që është në lidhje dhe për ne duket sikurse ka vdekur sepse asnjë nga ne nuk e ka parë më atë”. “Ne vendosëm që nëse ai nuk do të na takonte më, atëherë do të shtiremi sikurse ai ka vdekur dhe organizuam një funeral për të”, shprehet shoku i tij, Ben Sullivan.