Dyshja kosovare shpallet kampione në Kampionatin Ballkanik U22 NULL NULL 24.08.2021 12:53 24.08.2021 12:53 Kombëtarja U22 e Femrave në Beach Volley e Kosovës ka zënë vendin e parë në Kampionatin Ballkanit për të njejtën grupmoshë, ka bërë të ditur Komitetit Olimpik i Kosovës. Finesa Sylejmani dhe Loresa Avdyli mposhtën bashkëvendëset Hasani/Idrizi, këto të fundit përfunduan në vendin e dytë. Podiumin e ngjitën edhe dy ekipe te Kosovës në konkurrencën e meshkujve. Erion Bajrami dhe Ermal Maliqi arritën në finale, por në fund u mposht nga Turqia, njofton Klankosova.tv. Deri sa në vendin e tretë e zurën Endrit Nrecaj dhe Arlind Bytyqi.