Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Presidenti i Bayern Munich u hutua se si fatura e pagave e PSG i përmbahet Fair Play Financiar

NULL NULL
22.08.2021 17:40

Paris SG kanë pasur një pazar të mirë kur bie fjala për blerjen e yjeve  gjatë dritares së transferimit, por shefi i bavarezëve nuk e di se si i kanë balancuar librat.

Presidenti i Bayern Munich Herbert Hainer ka pranuar se ai “ende po përpiqet të kuptojë” se si Paris Saint-Germain kanë arritur t’i përshtatin shpenzimet e tyre verore brenda rregullave të Fair Play Financiar.

Gjigantët e Ligue 1 kanë shijuar blerjen e yjeve gjatë dritares së transferimit, me Lionel Messin, Sergio Ramos dhe Gianluigi Donnarumma mes fytyrave të reja në “Parc des Princes”.

Ndërsa PSG ka arritur të sigurojë shumicën e tyre me transferime falas, Hainer tani ka vënë në pikëpyetje se si klubi i mbështetur nga Katari ka balancuar faturën e pagave mes kufizimeve të FFP, përcjell Klankosova.tv.

“Ndërsa PSG aktualisht është duke u përmirësuar, ne do të hedhim një vështrim nga afër se si mund të pajtohet me rregullat e UEFA -s. Ne i përmbahemi asaj, pastaj presim që klubet e tjera të bëjnë të njëjtën gjë”

Hainer ka pyjtje për pagat e lojëtarëve se si do të paguhen dhe jo të tarifave të transferimit.

“Unë nuk jam shumë i shpejtë për të gjykuar Parisin, por politika e blerjes është tashmë e madhe. Nuk janë tarifat e transferimit, janë pagat”, tha Hainer për SportsBild.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.