Arrestohet Sekretari Organizativ i Vetvëvendosjes , Dardan Molliqaj NULL NULL 01.05.2015 11:20 01.05.2015 11:20 Të premtën rreth orës 09:20, në Aeroportin e Prishtinës, Sekretarit Organizativ të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Dardan Molliqajt, i është ndaluar udhëtimi për në Zvicër, për t’u arrestuar më pas nga Policia e Kosovës. Aktualisht Dardan Molliqaj është dërguar në njërin prej stacioneve policore në Prishtinë. Arsyet e arrestimit të Molliqajt janë dhuna e shkaktuar në protestën e 27 janarit. Ndër të tjera Dardan Molliqaj në atë ditë u dha ultimatum policëve të largohen përndryshe do të bartnin pasojat. DARDAN MOLLIQAJ , 27 Janar : “Ultimatum Policisë së Kosovës që për 15 min të largojnë këto rrethoja sepse e kanë ndarë “Skëndërbeun”, nga ne” *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani pas takimit me homologun hungarez: Potenciali i bashkëpunimit mes nesh është i madh 1 orë më parë