Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sokol Bashota, kandidat i PDK-së për kryetar të Klinës

NULL NULL
03.08.2021 21:02

Sokol Bashota është kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Klinës.

I pari i kësaj partie, Memli Krasniqi tha se çdo projekt i madh zhvillimor që ka ndodhur në këtë komunë që nga paslufta e mban vulën e PDK-së dhe të Sokol Bashotës.

“Sokol Bashota ka dhënë shembullin e liderit të devotshëm që u rri afër qytetarëve, që angazhohet për ta, që punon mirë dhe fort për ta, pa lënë askënd prapa. Në këto katër vjetët e fundit,  stagnimin e Klinës e ka parë secili. Çdokush mund ta ketë një rast për t’u dëshmuar, por askush s’mund t’i ketë dy raste pa dëshmuar asgjë. Prandaj, qytetarët e Klinës po e kërkojnë rikthimin e PDK-së, sepse e dinë që zhvillim për Klinën ka vetëm me PDK-në”, është shprehur Krasniqi, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa, kandidati i PDK-së për të parin e Klinës, Sokol Bashota, thotë se kjo komunë duhet t’i kthehet zhvillimit pasi sipas tij, në vitet e fundit ka degraduar nga qeverisja e keqe.

“PDK kur ka ardhur në qeverisje të Klinës buxheti për investime kapitale ka qenë vetëm 650 mijë euro. Ne kemi arritur me sjell shumë projekte kapitale e me rritë buxhetin e Komunës. Ndërsa sot, edhe pse Komuna ka buxhet shumë më të madh, nuk është ndërtuar as edhe një shkollë”.

“ Për 4 vite nuk kanë arrit as një Zyre të Gjendjes Civile me përfunduar. Kanë shtruar rrugë me 2 centimetra trashësi asfalti e vetëm 2 metra gjerësi. Prandaj në tetor duhet të ndalojmë degradimin e Klinës dhe ta rikthejmë qeverisjen e mirë dhe zhvillimore. Katër parti politike që u bënë kundër PDK-së në zgjedhjet e kaluara nuk kanë arritur për 4 vite të bëjnë as sa kemi bërë ne për 2 vite”, është shprehur Bashota, përcjellë Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.