Ndeshja e kthimit Feyenoord – Drita transmetohet ekskluzivisht në Art Sport 1 dhe Klan Kosova NULL NULL nga Arbon Flugaj 29.07.2021 16:00 nga Arbon Flugaj 29.07.2021 16:00 Pas përfundimit me sukses të ndeshjes historike të luajtur javën e kaluar në “Fadil Vokrri” tani do të luhet edhe ndeshja e kthimit mes Feyenoordit dhe Dritës, e cila vjen ekskluzivisht nga “De Kuip” live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1 dhe Klan Kosova të enjtën me fillim nga ora 20:00. Ndeshja e parë e luajtur në Prishtinë përkundër insistimit të madh për të shënuar gol të mysafirëve përfundoi në barazim pa gola, 0-0. Para rreth 35 mijë shikuesëve që do jenë të pranishëm në arenën vendase Drita do të provojë befasinë, pasi një fitore me rezultat të çfarëdoshëm i kalon “Intelektualët” në raundin tjetër teksa barazimi bënë që përballja të ketë nevojë për vazhdime. Vendasit janë favorit të mëdhenjë në letër përshkak të kualitetit të lojtarëve dhe vlerës së tyre, por edhe një befasi e gjilanasëve mundet që të ndodhë. Gjyqtarët e kësaj ndeshje do jenë norvegjezët: Eskas, Haglund, Ytterland dhe Saggi. Feyenoord, 11-shja e mundshme startuese: Biljow – Pedersen, Senesi, Fer, Malacia – Kokçu, Til, Toornstra – Jahanbakhsh, Sinisterra, Jorgensen Drita, 11-shja e mundshme startuese: Maloku – Limani, Cuculi, Arago, Balde – Jashari, Vucaj, Fazliu – Muja, Ajzeraj, Simonovski *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.