Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lojërat Olimpike, rritet numri i rasteve të reja me COVID-19 në Tokio

NULL NULL
27.07.2021 11:57

Sot në Tokio është shënuar numri më i lartë i rasteve të reja me COVID-19, disa ditë pasi filluan Lojërat Olimpike.

Kryeqyteti japonez raportoi 2,848 raste të reja, duke kaluar numrin e rasteve të datës 7 janar që ishin 2,520 raste.

Ekspertët kanë paralajmëruar që varianti më ngjitës DELTA mund të shkaktojë një rritje gjatë Olimpiadës, e cila filloi të premten, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv.

Qeveria ka treguar se vetëm 25.5% e japonezëve janë vaksinuar plotësisht. Deri më tani mbi 15 mijë persona kanë humbur jetën nga virusi, transmeton Klankosova.tv.

 

 

lajme të ngjashme