Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Akil Gjakova flet rreth debutimit të tij në Lojëra Olimpike

NULL NULL
25.07.2021 20:23

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, të hënën do të debutojë për herë të parë në Lojërat Olimpike.

Akili para se të udhëtonte në Tokio për Lojërat Olimpike ka bërë një intervistë me Komitetin Olimpik të Kosovës ku ka treguar për ëndrrën e tij që është duke iu realizuar.

“Po mendojë që një ëndërr e imja është duke u plotësuar, pasi që në vitin 2016 nuk kam arritur të kualifikohem për Lojëra Olimpike”.

Kampioni i Evropës në kategori -73, ka shtuar se sa e vështirë është kjo kategori dhe çfarë lloj sakrifica i është duhur t’i bënte, njofton Klankosova.tv.

“Kam ndërruar kategorinë shumë shpesh dhe shpresojë që të kurorëzohem ashtu siç duhet”.

“Ka marr shumë kohë. Dy tre vitet e fundit kam pasur një ngritje të madhe në performancë dhe në kualitetin tim. Kategoria -73 është një kategori shumë e vështirë por me mund dhe me sakrificë shumë të madhe kam arrit të hyn në top 10 më të mirë”.

Të hënën Akili lufton për herë të parë në Lojëra Olimpike kundër xhudistit nga Yemeni, Ahmed Ayash ku luftimet e raundit të parë fillojnë pas orës katër të mëngjesit në kohën tonë lokale

.

 

 

 

 

 

 

 

 

lajme të ngjashme