Haradinaj thërret Kurtin: A don me u kthy në Kosovë? – apo e ke lënë Qeverinë në duar të Hysenit e Liburnit? NULL NULL 15.07.2021 20:47 15.07.2021 20:47 Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë edhe një tjetër reagim ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, rreth qëndrimit të tij disaditor në Greqi, por edhe për çështjen e marrëveshjes për ‘’tiketat ngjitëse’’. Sipas tij Kurti ndërsa nuk po kthehet në Kosovë, e ka lënë Qeverinë në duar të Hysen Durmishit dhe Liburn Aliut, përcjell klankosova.tv. ”Albin, a don me u kthy në Kosovë apo e ke lënë Qeverinë në duart e Hysenit e Liburnit? E keni punësu mjeshtrin për mashtrime me tenderë, në mënyrë që Liburni me i shpërbly punëdhënësit e vet. Pse po nënshkruani tenderë të paligjshëm dhe mundoheni të mashtroni që i keni gjetë? Po, i keni gjetë, por me vendimet për anulim. Qasja juaj opozitare e manipulimit dhe dezinformimit është e rrezikshme për shtetin e Kosovës, sidomos kur ju sot jeni duke e udhëhequr shtetin!” *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rrëfimi i izraelites: ShBA-të ndihmojnë Izraelin si Kosovën në vitin 1999 (VIDEO) 12 orë më parë