Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Drita është 90 minuta larg raundit të dytë në Conference League: Dueli ndaj Deçiq vjen drejtpërdrejt në Klan Kosova dhe Art Sport 1

NULL NULL
nga Engjëll Bërbatovci 15.07.2021 14:00

20:45               DEÇIQ – DRITA                              KLAN KOSOVA & ART SPORT 1

Pas fitores së parë në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultat 2:1, Drita është larg 90 minuta nga kualifikimi në raundin e dytë.

Në Podgoricë djelmoshat e trajnerit Ardijan Nuhiji do të përballen sërish me Deçiqin që në Prishtinë shkaktuan jo pak probleme ndaj bardh e kaltërve nga Gjilani.

Në ndeshjen e parë, skuadra nga Tuzi kaluan të parët në avantazh përmes shqiptarit Ilir Camaj në minutën e tretë. Por, tetë minuta më vonë ishte Ajzeraj që barazoi rezultatin dhe në minutën e 78-të Marko Simonovski dyfishoi rezultatin duke i dhënë fitore të ngushtë tri herë kampionëve të Kosovës.

Nëse Drita arrin të kualifikohet në raundin e dytë të Conference League do të ballafaqohet me skuadrën e madhe holandeze Feynoord.

Ndeshja e dytë zhvillohet të enjten, me fillim prej orës 20:45, dhe transmetohet drejtpërdrejt në Klan Kosova dhe Art Sport 1.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme