“Komedia e Gabimeve” hap teatrin në natyrë në vendlindjen e Shekspirit NULL NULL 14.07.2021 12:03 14.07.2021 12:03 Kompania Mbretërore ‘Shakespeare’ e Britanisë ka hapur një teatër në natyrë me një version të ri të “Komedisë së Gabimeve” , prodhimi i saj i parë përpara një publiku të drejtpërdrejtë pas më shumë se një viti. Në vendlindjen e dramaturgut Villiam Shekspir, Stratford-upon-Avon, kompania, e njohur RSC, ndërtoi ‘Teatrin Kopsht’, ‘Lydia & Manfred Gorvy’, jashtë teatrit të saj të Mjellmave afër Lumit Avon. “Komedia e Gabimeve” do të shfaqej në prill të vitit 2020, por RSC si teatrot në të gjithë Britaninë dhe gjetkë, u desh të mbyllte dyert për audiencat e drejtpërdrejta për shkak të pandemisë COVID-19. Shfaqja tani është përshtatur nga regjisori Phillip Breen për prezantim në vendin e përkohshëm në ambient të hapur. Teatri i hapur i RSC ka një kapacitet prej 500 personash apo 310 sosh duke llogaritur distancën shoqërore, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv “Ndjeva se kishte dy arsye vërtet të fuqishme për të ndërtuar këtë teatër, njëra prej të cilave ishte si një lloj simboli i rigjenerimit … por edhe si një tranzicion në mënyrë që njerëzit të ndihen shumë rehat duke u ulur jashtë në ambient të hapur artistik ” është shprehur drejtori i RSC, Gregory Doran.